Rama: Në këtë betejë, Balluku ka në krah vetëm avokatët e saj

Rama: Në këtë betejë, Balluku ka në krah vetëm avokatët e saj

Kryeministri Edi Rama thotë se ia refuzoi tre herë kërkesën për dorëheqje Belinda Ballukut, pasi sipas tij GJKKO ndërhyri në kompetencat e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Rama tha se vetëm PS-ja është garante e drejtësisë, duke theksuar se Belinda Balluku në betejën me drejtësinë do te këtë në krah vetëm avokatët e saj. “Ne dhe vetëm ne jemi garantët e pavarësisë së drejtësisë, edhe sot me mënyrën si po i qasemi kërkesës për të autorizuar arrestimin e një deputeteje, ne po e provojmë katërçipërisht edhe këtë. Fola gjatë deri këtu, por as ju dhe askush që ka arritur të dëgjojë ato që kam thënë deri tani, nuk keni dëgjuar asnjë llaf që të lëndoj autoritetin e prokurorit, që të hedhë poshtë motivin e hetimit, që të...