Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët
Një ditë pas adresimit para Parlamentit izraelit Knesset, Kryeministri Rama iu drejtua me një fjalim të veccantë Konferencës ndërkombëtare për Luftën Kundër Anti-Semitizmit, të mbajtur në Jerusalem. Në Ditën e Kujtesës së Holokaustit, kreu i qeverisë e ngriti edhe një herë lart shembullin dhe e shqiptarëve që në ditët më të errëta e shndërruan Shqipërinë në strehën e pakushtëzuar të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Kur Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë që nuk dorëzoi asnjë hebre dhe i vetmi ku, siç është thënë, popullsia hebre u rrit gjatë luftës. Ndërsa hebrenjtë po largoheshin nga vendet e tjera për t’i shpëtuar vdekjes, shumë prej tyre erdhën në Shqipëri për të shpëtuar jetën e tyre nën premtimin e Besës, fjalës sonë të shenjtë të nderit, një premtim që mbrohet...
Burimi:
javanews.al