Rama në Izrael, kryeministri shqiptar pritet me ceremoni në Knesset

Rama në Izrael, kryeministri shqiptar pritet me ceremoni në Knesset

Kryeministri Edi Rama është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryetari i Knesset-it, Amir Ohana. Pritet që Rama më pas të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Izraelit, ku do të flasin edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid. Më herët Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me homologun Netanyahu, ndërsa vizita e tij do të vijojë edhe nesër.