Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kryeministri shqiptar merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm. ADSW mbledh liderë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të lartë të biznesit global dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët diskutojnë mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm në shkallë botërore. Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama theksoi mikpritjen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rëndësinë e këtij takimi, duke bërë me dije se pjesëmarrja e tij vjen me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta dhe bashkëpunimin në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. “Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht...
Burimi:
top-channel.tv