Rama në Abu Dhabi: Do t’i shesim Europës energji të gjelbër, ku u frymëzova për ministren Diella

Rama në Abu Dhabi: Do t’i shesim Europës energji të gjelbër, ku u frymëzova për ministren Diella

rama ne abu dhabi ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm në Forumin Ekonomik në Abu Dhabi, ku tha se Shqipëria është duke bërë hapa të rëndësishëm sa i takon energjisë së gjelbër. Ai u shpreh se ka një projekt mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe Italisë, që kushton mbi 1 miliard euro. Sipas tij, me anë të këtij projekti, Tirana do i shesë Europës energji të gjelbër. “Në fund të vitit 2028, do të jemi plotësisht sovran, duke mos blerë energji nga jashtë. Ambicia jonë është që bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italisë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër, për t’ia shitur Europës. Është projekt mbi 1 miliard”, tha Rama. Më tej, Rama u pyet në lidhje me përfshirjen e...