Rama ndërpret konferencën për shtyp, ja çfarë ndodhi në përballjen live me gazetarët

Rama ndërpret konferencën për shtyp, ja çfarë ndodhi në përballjen live me gazetarët

Kryeministri Edi Rama ndërpreu për pesë minuta konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetaren Ambrozia Meta. Kreu i qeverisë u pyet se përse janë futur në burg njerëz që nuk kanë paguar energjinë dhe kanë ndërtuar pa leje, ndërkohë që nuk është pranuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut. “Nuk kam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë dritat. Kam thënë burg për ata që i vjedhin dritat. Ata që nuk i paguajnë, kam thënë që duhet të priten dritat. Në burg nuk shkon për diçka që nuk shkruhet në Kodin Penal. Kanë hyrë në burg persona që kanë vjedhur dritat. Ndërtimi pa leje është në Kodin Penal i sanksionuar dhe është një vepër penale që ndëshkohet sipas shkallëve, por edhe me heqjen...