Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot, 29 dhjetor, Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Sipas kryeministrit të vendit, ky ishte një mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, duke i uruar Kurtit dhe sukses dhe mbarësi. “E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, shkruan kreu i qeverisë në “X”.
Burimi:
javanews.al