Rama mbyll fjalën e tij në Parlamentin e Izraelit me një mesazh të fortë: Izraeli dhe Palestina të bëjnë paqe dhe të jetojnë me dinjitet në vendet e tyre
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar këtë të hënë në Parlamentin e Izraelit, ku mbajti një fjalim para deputetëve izraelitë. Gjatë fjalës së tij para izraelitëve, Rama foli për historinë mes Shqipërisë dhe popullit të Izraelit, kontributin e madh të vendit tonë në shpëtimin e jetës së hebrenjëve. Po ashtu, kreu i qeverisë foli edhe për Bordin e Paqes, që pritet të japë kontribut në rindërtimin e Gazës. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama iu drejtua izraelitëve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe dhe që dy kombet së bashku të jetojnë gjithmonë në paqe. “Fjalët e një martiri arab për paqen, dua t’i mbyll me fjalët e një martiri hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju...
Burimi:
vizionplus.tv