Rama mbron zëvendësen e tij/ Strazimiri: Nëse Balluku shkon në burg, pas saj edhe Kryeministri!

Rama mbron zëvendësen e tij/ Strazimiri: Nëse Balluku shkon në burg, pas saj edhe Kryeministri!

Konflikti mes qeverisë dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme, pas rikthimit në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, ligjvënësi demokrat, Gent Strazimkiri tha se ky nuk është një ndryshim i papritur kursi, por kulmi i një përplasjeje të paralajmëruar, ku Kryeministri Edi Rama po përdor çdo mjet për të mbrojtur jo vetëm ish-zyrtaren e lartë, por kryesisht veten. Sipas Strazimirit, situata aktuale mund të përshkruhet si një "luftë për mbijetesë" mes dy strukturave politike: qeverisë dhe vetë SPAK-ut. Drejtësia e re, e cila u ngjiz me synimin për të qenë nën kontrollin e kryeministrit, tashmë shihet si një kërcënim ekzistencial për pushtetin. Bllokimi i autorizimit...