Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Rama mbledh të premten qeverinë për herë të parë për këtë vit, çfarë pritet të jetë në fokus
Kryeministri Edi Rama do të bëjë mbledhjen e parë të kabinetit qeverisës për vitin 2026 të premten e 9 janarit. Gazetari Muhamed Veliu mëson për Top Channel se në mbledhje do të jenë ministrat dhe grupi parlamentar i PS. Në mbledhjen që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, do të jenë në fokus objektivat për vitin 2026. Top Channel