Rama mbledh nesër grupin e PS, deputetet do të marrin porositë për sesionin parlamentar që nis të hënën
Të premten kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi do të zhvillohet në pallatin e Brigadave, ndërsa mësohet se fokusi do të jetë në sesionin parlamentar që pritet të nisë në datën 19 janar. Deputetët e mazhorancës do të marrin direktivat kryesore nga kreu i qeverisë i cili do të mbajë fjalën hapëse ndërsa nuk do të mungojë dhe fjala e kryeparlamentarit Peleshi si dhe kreut të grupit Taulant Balla. Kjo mbledhje e grupit të PS do të jetë e gjatë pasi sipas axhendës do të raportojnë edhe kryetarët e komisioneve të kuvendit. Punimet pritet të nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 15:00.
Burimi:
vizionplus.tv