Rama mbledh grupin parlamentar të premten, të pranishëm edhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë (AXHENDA)
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten më datë 16 në orën 10:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Bëhet me dije se në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat. Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku fjalën i pari do ta ketë Rama dhe më pas mbledhja do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Më pas fjalën do ta marrë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Pas Ramës, Peleshit dhe Ballës, do të flasin kryetarët e komisioneve, të cilët do të flasin nga 10 minuta për të prezantuar raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare. Në takim do të raportohet edhe pjesëmarrja e deputetëve në seancat plenare, komisionet dhe mbledhjet e grupit. 1768420411 whatsappimage20260114at2040451...
Burimi:
zeri.ai