Rama mbledh grupin parlamentar, pak para nisjes në Bruksel
Edi Rama TIRANË-Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur sot. I pranishëm në mbledhje është dhe kryeministri Edi Rama, i cili rreth orës 14:00 do të udhëtojë drejt Brukselit. Në takim do të diskutohet veprimtaria e maxhorancës në Kuvend. Sa i takon vizitës zyrtare në Bruksel, Rama do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta. Takimi vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë, pasi fokusi kryesor pritet të jetë procesi i negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve.
Burimi:
zeri.ai