Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Vjosa Osmani (FOTO)
edi rama-vjosa osmani KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur paraditen e kësaj të hëne për një vizitë pune në Kosovë, një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. osmani pret ramen ne presidence Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe aktivitete të tjera zyrtare. Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”. Policia e Kosovës gjithashtu ka dalë me një njoftim me një plan masash për të mundësuar qarkullim...
Burimi:
zeri.ai