Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Rama mban peng SPAK-un dhe Kuvendin”, Logu: Heqja e imunitetit të Ballukut në pritje të urdhrit…
Në një intervistë televiziv, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka deklaruar se çështja e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut ka humbur çdo dimension juridik dhe është shndërruar tërësisht në një vendimmarrje politike të diktuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Logut, mazhoranca dhe drejtuesit e Kuvendit po mbajnë peng në mënyrë antikushtetuese kërkesën urgjente të SPAK-ut, duke penguar funksionimin normal institucional dhe duke rrezikuar seriozisht procesin hetimor. Marash Logu: Kam përshtypjen që në këtë rast domethënë e ka humbur aspektin e tij juridik dhe është kthyer tërësisht në një çështje politike, sepse procedura e heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut po mbahet peng nga një vendimmarrje politike ekskluzivisht e Edi Ramës, i cili duke qenë se kontrollon totalisht qoftë pushtetin ekzekutiv, qoftë pushtetin...