‘Rama ktheu Shqipërinë në kazan produktesh të skaduara’, Blushi: Miratimi i pr/ligjit të PL, zgjidhja e vetme për sigurinë ushqimore!
Partia e Lirisë ka akuzuar qeverisë se e ka kthyer Shqipërinë në kazan të produkteve të skaduara, duke helmuar përmes tyre, shqiptarët. Në deklaratën për media nga selia e PL, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se siguria ushqimore është një alarm kombëtar, teksa Edi Rama ka goditur pa mëshirë produktet bio dhe markën “Made in Albania”, duke i hapur rrugë importuesve abuzivë dhe klientëve të pushtetit të tij kriminal. Sipas Blushit, dëmet kolosale të Ramës nuk ndalen vetëm te siguria ushqimore dhe shëndeti publik, ndërsa e bëri përgjegjësin kryesor për falimentimin e fshatit shqiptar, shkatërrimin dhe futjen në koma të bujqësisë, të asgjësimit të produktit vendas, uljen pikiatë të eksporteve dhe detyrimin e mijëra fermerëve të braktisin tokën dhe vendin. Zgjidhjen, Blushi e sheh...
Burimi:
syri.net