“Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes”/ Berisha tregon prapaskenat: Për këtë arsye kishte vënë në komandë…

“Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes”/ Berisha tregon prapaskenat: Për këtë arsye kishte vënë në komandë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli sot në deklaratë për mediat, duke thënë se protesta e djeshme ishte një kryengritje paqësore e shqiptarëve. Sipas tij kjo protestë e 10 shkurtit do të shënohet në analet e historisë si përpjekje e shqiptarëve për të rikthyer demokracinë dhe dinjitetin. Berisha tregoi prapaskenat sipas tij të qeverisë që kishte përgatitur një skenar gjakderdhje, prandaj edhe në krye të policisë kishte vendosur Sokol Bizhgën, që Berisha e konsideron një kriminel. “Antikushtetues ishte reagimi i narkoqeverisë ndaj protestuesve paqësore. Të tmerruar nga qëndrueshmëria e protestuesve, Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësore në shesh. Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë kriminelin famëzi Sokol Bizhga. Njëriu që...