“Rama kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve”, Berisha: Në 10 shkurt do tregojmë fuqinë tonë

“Rama kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve”, Berisha: Në 10 shkurt do tregojmë fuqinë tonë

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale është shprehur se gjatë takimit të djeshëm me fermerët në Divjakë, Edi Rama u tregua kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve. “Rama dje u paraqit në Divjakë para fermerëve me Ballukun në krah, por i tronditur gjer në palcë, kërcënues dhe arrogant ndaj fermerëve që haptas i shprehnin pakënaqësitë e mëdha, denonconin politikat e tij kundër fermerëve shqiptarë. Edi Rama të bëjë ç’të dojë, mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka, do shkojë aty ku e ka vendin, aty ku e kanë vendin hajdutët dhe kriminelët që qeverisin një vend me lidhje të forta me kartelet e drogës, krimin dhe farsë elektorale. Ndaj dhe duke u falenderuar shumë për atë angazhim të...