Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Rama: Kadastër digjitale në 2026-ën! Është mbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për proceset në fushën e pronës, duke përmendur përmbylljen e 100% të skanimit të dokumentacionit dhe përparimin e digjitalizimit të 80% të kartelave të pronësisë. Rama paralajmëroi se deri në vitin 2026 do të përfundojë digjitalizimi i plotë i 4 milionë kartelave, duke krijuar një kadastër digjitale me shërbime më të shpejta dhe më cilësore, ndërsa regjistrimi fillestar i pronave pritet të përfundojë brenda qershorit të 2026-ës. “Deri në 2029-ën me qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament! Sa i takon çështjes së pronës, përfitoj nga rasti të them që ky vit ka qenë një vit realisht i suksesshme në raport me objektivat në të gjitha drejtimet. Ka...