‘Rama ka bllokuar procedurën për heqjen e imunitetit të Ballukut’, Berisha: Ka ekzekutuar pushtetin e drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar procedurat për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. “Ky vit fillon si asnjë tjetër në historinë 35 vjecare të pluralizmit politik. Fillon me një grusht shteti në zhvillim nga narko diktatori. Si asnjëherë në historinë e këtij vendi, kryehajduti i kombit ka bllokuar procedurën kushtetuese për të hequr imunitetin deputetëve, ministrave që akuzohen nga organet e drejtësisë, për vjedhje korrupsion dhe shpërdorim. Ky është një akt antikushtetues me pasoja dramatike për shqiptarët. Ky është ekzekutimi para shqiptarëve i një pushteti që quhet pushteti i drejtësisë. De facto marrja totalisht marrja në duart e tij nga Edi Rama”, tha Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar te...
Burimi:
sot.com.al