“Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta, dhe LSI”/ Murrizi: Lajthitja kolektive e djegies së mandateve, ka qenë pazar
Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i ftuar në nje studio televizive, u shpreh se jetëgjatësia e PS në pushtet ka si shkak tradhtinë e Ilir Metës, por dhe rolin negativ që luajti opozita. Murrizi tha se Rama erdhi në pushtet nga aleanca e 1 prillit me Metën dhe LSI. “Ramën e solli në pushtet aleanca e Lalzit. Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta dhe LSI, ajo tradhëtia e prillit. Por PD e harron. Ramën e solli në pushtet tradhëtia e LSI. Opozita ka luajtur rolin e vet negativ në zgjatjen e jetëgjatësisë së Ramës. Lajthitja kolektive e djegies së mandateve për mua ka qenë pazar”, tha Murrizi. Myslim Murrizi: Me këtë parlament, me të thënë deputet është ofendim. Ka ardhur duke u baltosur...
Burimi:
sot.com.al