“Rama ju kërcënoi, juve i luteni”/ Kapri i drejtohet deputetëve të PD: Do bashkëpunoni apo jo me qeverinë?
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar opozitës në seancë plenare, nëse do të marrin pjesë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale. “Rama ju kërcënoi, juve i luteni”, – tha Kapri. “Ju i trajtoni ca të nënës dhe ca të njerkës. Në fillim të dhjetorit kam dorëzuar ndryshime në Kodin Rrugor për monopatinat, nuk ka asnjë përgjigje. Nuk e kuptojmë prioritetin. Sa për kthimet e përgjigjeve, i kam kërkuar Bankës së Shqipërisë para 3 muajsh e gjysmë informacion për mikrokreditë, nuk çojnë përgjigje. Ashtu si edhe në Kuvend, kam kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit për dhunën në shkolla dhe nuk ktheni përgjigje. Sa i përket komisionit të posaçëm. Për kolegët e opozitës, duam të kuptojmë: do bashkëpunojmë apo jo me Ramën?...
Burimi:
top-channel.tv