‘Rama izoloi Shqipërinë’, Abilekaj: Jo rastësi që ndërkombëtarët po kthehen tek opozita!

‘Rama izoloi Shqipërinë’, Abilekaj: Jo rastësi që ndërkombëtarët po kthehen tek opozita!

Qeveria shqiptare duket se ka hyrë në një kurs të hapur përplasjeje jo vetëm me sistemin e drejtësisë, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, një situatë që po çon në një izolim në rritje të Tiranës zyrtare dhe një riorientim të diplomacisë perëndimore drejt opozitës. I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj shprehet se qasja e qeverisë ndaj reformës në drejtësi nuk shihet si një rast i izoluar, por si fillimi i një "lufte" dhe një kursi të gjatë konfrontimi. Ky kurs konfrontues, sipas Abilkejat, duket se po reflektohet edhe në marrëdhëniet me aleatët strategjikë, ndërsa shembull i fundit është dinamika e vërejtur gjatë vizitave në Gjermani. Referuar panormës politike brenda vendit, kritikave dhe qëndrimeve të ashpra nga partnerët ndërkombëtarë, faktori ndërkombëtar për...