Rama: Italia avokatja jonë në BE! Kryeministri flet për projektet e rëndësishme mes dy vendeve

Rama: Italia avokatja jonë në BE! Kryeministri flet për projektet e rëndësishme mes dy vendeve

Drita jeshile e dhënë nga Brukseli ka bërë që Shqipëria të nisë tashmë një fazë dinamike sa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një intervistë për televizionin italian, RAI, kryeministri Edi Rama theksoi se avancimi lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e detyrave. “Prej shumë kohësh ne kemi këtë ambicie që është një ëndërr e vjetër shqiptare, por duhet të them që në këtë periudhë ka pasur një përshpejtim të fortë. Falë faktit që jo vetëm ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, por edhe ata në Bruksel kanë qenë të bashkuar në synimin për të pranuar dhe për të shkuar përpara”, tha Rama. Pyetur lidhur me marrëdhëniet me Italinë, Rama i cilësoi ato si të konsoliduara. “Italia nuk është një nga mbështetëset kryesore,...