Rama ironizon protestat e PD: Jashtëderdhje njerëzore në bulevard
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi pas inspektimit në aksin Librazhd-Prrenjas, komentoi edhe protestat kombëtare të Partisë Demokratike. Duke i cilësuar si “jashtëderdhje njerëzore në bulevard”, kryeministri tha se qëllimi i opozitës me ato “pocaqi protestash” bëhen vetëm për të prodhuar disa foto me zjarr dhe dhunë për t’i publikuar nëpër botë dhe për të thënë se mos ejani në Shqipëri dhe të investoni sepse ka korrupsion. “Ne kemi plot arsye për t’u kritikuar, unë vet mendoj se jam socialisti më i pakënaqur dhe pakënaqësia te socialistët është virtyt. Por, përtej gjërave që nuk shkojnë, tërësia e gjërave flet vetë. Ne nuk kemi për ta lejuar të na ndodhë përsëri ajo që u ka ndodh shqiptarëve shumë herë në histori, kur i janë afruar momentit...
Burimi:
ntv.al