Rama ironizon opozitën: Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane që të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë

Rama ironizon opozitën: Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane që të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke iu referuar pretendimeve për ndërhyrje amerikane dhe skenarëve të paralajmëruar prej saj. Me tone sarkastike dhe gjuhë figurative, Rama i cilësoi këto narrativa si të dështuara dhe theksoi se ato janë rrëzuar nga vetë zhvillimet politike, ndërsa komentoi edhe deklaratat e opozitës lidhur me protestat dhe rolin e SHBA-së. “Ju fituat se për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte gjyqin për t’ju kthyer ju në karriget ku nuk do ktheheni kurrë po nuk dolët poshtë karrigeve ku qendrojnë hijerëndë të ndenjurat e stërgjyshit tuaj. Fituat kur festuar marrjen e Maduros, dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria, ajo zyrë që e keni fiksim...