‘Rama i trembur dhe i pasigurt’, Vasili: Establishmenti i dikurshëm sorosian s’e mbron më!
Mungesa e kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe takimi i tij i mëpasshëm me Dash Sulën ka ngjallur debate të shumta, por sipas ish-deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, arsyet janë më të thella se sa duken. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Vasili argumentoi se shmangia e forumit prestigjioz ndërkombëtar është një shenjë e qartë e pasigurisë dhe frikës së kryeministrit. “Është shumë e qartë që ai është i pasigurt, madje dhe i trembur,” deklaroi Vasili, duke theksuar se pasiguria dhe frika janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme. Sipas tij, ky ndryshim në sjellje vjen pasi Rama ka kuptuar se “ka një bazë shumë të fortë dhe të rëndë dokumentare, faktesh, provash që rëndojnë...
Burimi:
syri.net