Rama ‘i përvishet’ Fevziut pas deklaratave për ministrat: Ti ishe live në kufirin e Venezuelës, të kthyen mbrapsht me këmishën me lule

Rama ‘i përvishet’ Fevziut pas deklaratave për ministrat: Ti ishe live në kufirin e Venezuelës, të kthyen mbrapsht me këmishën me lule

Edi Rama dhe Blendi Fevziu TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar ndaj moderatorit Blendi Fevziu, pas një puntate të emisionit Opinion mbrëmjen e djeshme, ku gazetari po raportonte lidhur me situatën e përmbytjeve. Fevziu u shpreh se ministrat  janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër televizione sikur janë në punë dhe dalin në terren. Sipas moderatorit pamjet e ministrave në terren janë të regjistruara më herët dhe 'serviren' si të jenë live. "Ministra, njerëz të niveleve të larta, kanë mësuar këtë vitin e fundit që nuk përballen me gazetarët, nuk mbledhin gazetarët t’iu flasin, por dalin në ecje sikur dalin në xhiro dhe iu flasin kamerës së tyre që filmon çfarëdo, e monton si...