Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes: Privilegj dhe nder, Shqipëria është aleate e palëkundur i SHBA-së
Kryeministri Edi Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald J. Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes ftesë për të cilën thotë se shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.. ‘Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare’, shkruan kryeministri Rama, ‘paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë’. Në këtë përgjigje më tej kryeministri Edi Rama thekson se “Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe...
Burimi:
top-channel.tv