Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
‘Rama i nxori shqiptarët si pisanjosë’/ Përmbytjet, Koka: I ka ezauruar mjetet propagandistike!
Në mes të situatës së rënduar nga përmbytjet në disa zona të vendit, një deklaratë e Kryeministrit Edi Rama ka ndezur debate të forta. Duke treguar disa bidonë plastikë, kreu i qeverisë la të kuptohet se përgjegjës për përmbytjet në Durrës ishin vetë qytetarët, një qasje që sipas analistëve, shënon një pikë të re në strategjinë e tij politike, atë të fajësimit direkt të popullit. I ftuar në intervistën e mbrëmjen në edicionin e orës 19 në Syri Tv, gazetari Bledian Koka shprehet se kjo lëvizje interpretohet si një shenjë e ezaurimit të mjeteve propagandistike të qeverisë, e cila tashmë nuk përpiqet më të krijojë iluzione, por zgjedh akuzën direkte. Kjo akuzë vjen në një kohë kur, që prej vitit 2013, qytetarët shqiptarë kanë paguar...