“Rama i mbylli dyert drejtësisë”, Berisha: Mbrojti Ballukun për të shpëtuar veten

“Rama i mbylli dyert drejtësisë”, Berisha: Mbrojti Ballukun për të shpëtuar veten

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama duke thënë se për çështjen “Balluku”, mazhoranca i mbylli dyert drejtësisë. “Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria. Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në...