“Rama i lidhur me grupet e drogës”, Berisha: Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave

“Rama i lidhur me grupet e drogës”, Berisha: Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk është i vetmi vend ku ekziston korrupsioni sollën dhe reagimin e Sali Berishës. Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike bëri një krahasim me vendet e tjera të Evropës duke e cilësuar Shqipërinë si një lavatriçe të pastrimit të parave. “Është e vërtetë se vendet e tjera kanë problem drogën, por është po kaq e vërtetë se furnizuesit më kryesorë të kokainës në Evropë janë klanet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën. Nuk ka kryeministër tjetër në Evropë që t’u ketë dhënë trafikantëve miliona e miliona metër katror troje publike. Shqipëria është sot lavatriçja më gjigante e kontinentit e parave të drogës”, tha Berisha. Kryeopozitari ngriti dhe akuza ndaj ish-zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, e...