Rama i hap rrugën sekuestrimit të kriptovalutave, pasuritë e konfiskuara do i shesë AAPSK
Përmes dy drafteve ligjore të hedhura për konsultim, qeveria parashikon sekuestrimin e parave digjitale dhe administrimin e tyre prej Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara si dhe zgjerimin e portofolit të agjencisë edhe me ndërtimet pa leje të konfiskuara. BIRN Gjatë raportimit përpara Kuvendit në tetor, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u ankua se Shqipërisë i mungonte një kuadër ligjor për të mundësuar sekuestrimin e pasurive të paligjshme në formë dixhitale, nëpërmjet kriptovalutave. Pavarësisht vakuumit ligjor, Dumani tha se SPAK kishte bllokuar 11 milionë euro kriptovaluta me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, por e konsideroi ndërhyrjen ligjore urgjente për të krijuar një kuadër të qartë se si do të veprohet me këto pasuri virtuale të konfiskuara. Në fund të dhjetorit, qeveria prezantoi për...
Burimi:
syri.net