Rama: Ftesa për në Bordin e Paqes, përpjekje për të krijuar tollovi
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ftesa drejtuar Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes është pranuar dhe ratifikuar nga Kuvendi gjatë kësaj jave, në formën e një projektmarrëveshjeje dhe projektligji. Gjatë fjalës së tij në podcastin “Flasim”, Rama theksoi se Shqipëria, si një shtet që ka paqen si orientim kryesor të politikës së saj, e ka miratuar këtë ftesë me një “po” të fortë, përfshirë edhe votat e opozitës. Kreu i qeverisë u shpreh se ftesa ishte e mirëseardhur, ndonëse nuk e përjashtoi që procesi të shoqërohej me debate dhe polemika publike. Sipas tij, rreth kësaj çështjeje janë ngritur teori dhe narrativa të pabazuara. “Realisht ishte një ftesë e mirëseardhur, edhe pse nuk dyshoja se do të kishte zhurmë...
Burimi:
zeri.ai