Rama firmos dhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Antikorrupsionit, ja emri i ri
Kryeministri Edi Rama firmosi një tjetër shkarkim. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është shkarkuar nga detyra kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi. Në vend të tij është emëruar Skerdi Tushi. DPAK u ngrit me vendim qeverie më 26 qershor 2024 për të kryer hetime administrative, për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive dhe do të kishte koordinatorë në 26 institucione. Në Nëntor të 2024, Rexhepi i cili deri në atë kohë mbante postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u emërua drejtor i DPAK deri sot kur dhe u firmos shkarkimi.
Burimi:
syri.net