Rama emëron ish-deputetin e PD, Dashnor Sula, Kryeinspektor të Përgjithshëm

Rama emëron ish-deputetin e PD, Dashnor Sula, Kryeinspektor të Përgjithshëm

Dashnor Sula TIRANË-Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë. Ish-deputeti do të zëvendësojë, Shkëlqim Hajdarin, i cili është emëruar prefekt i Tiranës. Kujtojmë se në janar të këtij viti në medi qarkulloi lajmi se ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula do ta zëvendësonte në këtë post Shkëlqim Hajdarin, i cili dha dorëheqjen. Por, Sula asakohe i përgënjeshtroi lajmet dhe mohoi që të ketë pasur çdo lloj diskutimi apo propozimi për këtë detyrë. Sula u largua nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 14 majit, pasi u la jashtë listave të mbyllura./ZËRI