Rama: E bënë ata që vijnë vërdallë si qentë e pazarit me llapën jashtë
Gjatë analizës për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë kohës që drejtohej nga Belinda Balluku, kryeministri Rama i kujtoi SPAK-ut se mund të hetojë procesin e privatizimit të katër hidrocentraleve në favor të KURUM. Sipas tij kompania mori hidrocentralet pasi qeveria e PD-së deri në 2013 nuk i rimbursoi TVSH-në. “Nga vdekja e Enver Hoxhës deri në largimin nga pushteti të sekretarit të partisë së tij në 2013, Shqipërisë nuk i është rritur asnjë megavat kapacitet prodhimi. Por ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes, e dyta, privatizimi kriminal i katër hidrocentraleve të ndërtuara, funksionale, Shkopeti, Ulza, Bistrica 1 dhe 2 si kthim TVSH-je”, tha Rama. “Në qoftë se duan korrupsion dhe duan të luftojnë korrupsionin, se krimin mesa duket nuk e kanë të...
Burimi:
ntv.al