“Rama duhet rrëzuar”, Tabaku: Dosjet e fundit të SPAK tregojnë se qeveria është kontrolluar nga bandat

“Rama duhet rrëzuar”, Tabaku: Dosjet e fundit të SPAK tregojnë se qeveria është kontrolluar nga bandat

Për Partinë Demokratikë hetimet e SPAK-ut  për zëvendeskryeministren Belinda Balluku dhe për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë Kombëtare të Informacionit treguan se qeveria Rama nuk ka legjitimitetin për të drejtuar vendin. Jorida Tabaku në një intervistë për Vizion Plus thekson se dy dosje e fundit treguan se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një sistem të korruptuar.  “Një sistem i cili duhet rrëzuar sepse sot qeveria me atë që është ekspozuar nuk ka më as legjitimitet, nuk ka më as kartën morale, nuk i ka më as numrat. Sepse ashtu siç e pamë të gjitha këto fonde, të gjitha këto biznese, të gjitha këto që kanë ndodhur kanë qenë në shërbim të marrjes së zgjedhjeve”, tha Tabaku. Tabaku thekson se dosja e Prokurorisë së Posaçme...