Rama: Digjitalizimi dhe koordinimi, çelës për reformën e inspektimeve
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ditën e sotme zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula dhe drejtuesit e inspektoriateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve. Gjatë takimit, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit të inspektimeve si një hap për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit, duke ndihmuar sipërmarrjet dhe duke siguruar një konkurrencë të ndershme. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për një kanal të besueshëm ankesash dhe për koordinim të ngushtë me Inspektorin e Përgjithshëm, duke e konsideruar koordinimin si çelësin kryesor për zbatimin e reformës. Rama: E fundit që unë e kam folur me Dashin është digjitalizimi. Këtu ka shumë potencial për të çuar në një nivel tjetër gjithë sistemin...
Burimi:
vizionplus.tv