Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave, zbulohet qëllimi takimit në formatin ‘Retreat’

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave, zbulohet qëllimi takimit në formatin ‘Retreat’

Prej orës 10 kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim informal me të kabinetin qeverisës për prioritetet e Vitit 2026. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se në këtë takim një e nga një të gjithë ministrat kanë nisur të shpalosin  prioritetet kryesore, objektivat strategjikë dhe planet e punës për periudhën në vijim. Një fokus i veçantë është zbatimi e reformave, përmirësimin e shërbimeve publike dhe realizimin e angazhimeve programore. Ky takim që po mbahet në Pallatin e Brigadave i njohur si  Retreat-i qeveritar shërben si një platformë koordinimi ndërsektorial, duke mundësuar harmonizimin e politikave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë qasje të integruar. Qëllimi final është  rritja e efektivitetit të qeverisjes dhe përmbushjen e objektivave kombëtare për vitin...