Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fund vitit, prezantoi një pasqyrë të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 si dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim, duke u ndalur te rritja ekonomike, zhvillimi i turizmit, investimet infrastrukturore dhe reformat në arsim. Një nga pikat kryesore të konferencës ishte ulja e përdorimit të parasë cash në ekonominë shqiptare. Rama theksoi se deri në qershor të vitit të ardhshëm, të gjitha bizneset që operojnë në sektorin e turizmit dhe transportit do të duhet të ofrojnë forma alternative pagesash, përfshirë kartat bankare dhe pagesat elektronike. Sipas tij, brenda vitit të ardhshëm, kjo praktikë do të shtrihet në çdo biznes në vend, për t’u ardhur në ndihmë si qytetarëve ashtu edhe turistëve. “Kemi hapur një kapitull të tjetër me...