No Image Available

Rama ‘blen’ Dash Sulën, e bën Kryeinspektor në vend të Shkëlqim Hajdarit

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke larguar nga posti Shkëlqim Hajdari. Vendimi vjen në një moment delikat politik, ku mazhoranca po kërkon të forcojë kontrollin mbi institucionet kyçe dhe të neutralizojë zëra kritikë apo figura të paqëndrueshme. Emërimi i Sulës shihet gjerësisht si shpërblim politik dhe jo si rezultat i një procesi transparent apo gare meritokratike. Duket se faktorë lokalë të Elbasanit mund të kenë ndikuar dhe lobuar për emërimin e Dash Sulës në këtë post. Dashnor Sula, i njohur për lëvizjet e tij të shpeshta politike dhe qëndrimet fleksibël sipas interesit të momentit, kalon kështu nga roli i deputetit kritik në një post të...