Rama bën fakt shkarkimin e Ilir Prodës
Pasi e përdori për të dhunuar protestuesit dhe deputetët e opozitës, kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën. Vendimi u publikua në Fletore Zyrtare të datës së sotme 2 mars. Shkarkimi ka ardhur një ditë pas protestës së opozitës ndërkohë që Proda është akuzuar nga opozita si i lidhur dhe i emëruar në këtë pozicion nga disa nga bandat më të rrezikshme të vendit. Motivi zyrtar i shkarkimit të Ilir Prodës ende nuk dihet por policia është vënë në qendër të akuzave për veprime arbitrare, brutale dhe arrestime të dhunshme gjatë protestave të opozitës. Proda u shkarkua një ditë pasi Policia e Shtetit nuk arriti të sigurojë rendin dhe qetësinë publike. Në pozicionin e drejtorit aktualisht është komanduar Sokol Bizhga...
Burimi:
syri.net