Rama bashkë me Dodikun  në Izrael, dështon ekskluziviteti i liderit dështak botëror

Rama bashkë me Dodikun në Izrael, dështon ekskluziviteti i liderit dështak botëror

Lideri “botëror” i hypur në tullumbacen e vetëkënaqësisë ka fatkeqësinë të dështojë kudo ku po hedh flluska propagandistike për madhështinë e tij. Marrëzia e tij së bashku me stafin e eunukëve që e rrethojnë kërkon me çdo kusht të shesë çdo lëvizje të tij nëpër takime ndërkombëtare si një sukses, ndërkohë që është i zhytur në pusetën e jashtëqitjeve të korrupsionit. Lideruci i një popullate me 2 milionë banorë ka pësuar një tjetër fiasko në shoun e tij të radhës.  Në seancën e fundit parlamentare, Edi Rama u mburr se të hënën  ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, në të njëjtin format siç kishte folur Donald Trump. “Të hënën e ardhshme do t’i drejtohem Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë,...