Rama, Balluku dhe frika nga burgu? Një déjà vu që po përsëritet

Rama, Balluku dhe frika nga burgu? Një déjà vu që po përsëritet

Nga Naim Noka/ Ka një model që në politikën shqiptare nuk është më rastësi. Është skemë. Sot, kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se i ka refuzuar tri herë dorëheqjen Belinda Ballukut. Një deklaratë që synon të japë mesazhin e forcës: “Jemi të fortë, askush nuk na prek.” Por historia e këtyre viteve na ka mësuar se kur Rama thotë “nuk e lëshoj”, zakonisht është vetëm çështje kohe. E mbrojti deri në fund Erion Veliajn. E mbrojti Ilir Beqajn. E mbrojti dhe Saimir Tahirin. Të gjithë, në një moment, u paraqitën si të paprekshëm. Të gjithë, në një moment tjetër, mbetën vetëm. Rama nuk mbron kurrë për arsye morale apo parimore. Ai mbron për kohë dhe kalkulim politik. Koha është valuta e vetme që i intereson....