‘Rama armiku i integrimit të Shqipërisë’, Balliu: Gjermania i di lidhjet e qeverisë me korrupsionin dhe krimin…

‘Rama armiku i integrimit të Shqipërisë’, Balliu: Gjermania i di lidhjet e qeverisë me korrupsionin dhe krimin…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili me një delegacion të PD po zhvillon një vizite zyrtare në Gjermani, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si "armikun e vetëm" të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, Balliu zbuloi detaje nga takimet me zyrtarë të lartë gjermanë, duke theksuar se ata janë të mirë informuar për situatën politike dhe krimin në Shqipëri, madje në disa raste "dinë më shumë se vetë opozita". Gjatë takimeve në Berlin, përfshirë atë me anëtarin e Bundestagut dhe ish-këshilltarin e kancelares Merkel, Knut Abraham, deputeti demokrat tha se mësuam që pala gjermane ka njohuri të thelluara mbi lidhjet e qeverisë me korrupsionin...