Raketat iraniane mbi hapësirën ajrore turke, reagon Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare

Raketat iraniane mbi hapësirën ajrore turke, reagon Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare

“Shqipëria dënon me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë”-ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama pasi dy raketa iraniane u kapën në hapësirën ajrore turke. Rama thekson se veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria qëndron krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në ruajtjen e sigurisë dhe unitetit të Aleancës. “Shqipëria dënon me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht alarmues dhe nënvizon më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia është një vend vëllazëror, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i...