Qytetari-Salianjit: Erdha për ty dhe kur pashë gjithë këtë rini. S’do vija për Berishën, as për Ramën

Qytetari-Salianjit: Erdha për ty dhe kur pashë gjithë këtë rini. S’do vija për Berishën, as për Ramën

Një moment pikant është regjistruar gjatë takimit të Ervin Salianjit me demokratët e Shkodrës. Ka qenë një qytetar i cili në fund të takimit është ngjitur në podium dhe ka shpjeguar se pse ai ndodhej në takim. Qytetari tha se prej 3 dekadash jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat dhe salla ishte mbushur nga të rinj. Ai tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Berishën dhe as për Ramën, ndonëse sqaroi se nuk ishte partiak. Qytetari: Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit),...