“Qytetarët duan të zënë sheshin e të mos e lëshojnë më”, Berisha tregon si do jetë protesta e 10 shkurtit: Objektiv është largimi i Ramës

“Qytetarët duan të zënë sheshin e të mos e lëshojnë më”, Berisha tregon si do jetë protesta e 10 shkurtit: Objektiv është largimi i Ramës

Në një konferencë për gazetarët, lideri i PD-së u ndal edhe te protesta e tretë kombëtare e opozitës që do të mbahet më 10 shkurt. Ai tregoi se si do të funksionojë protesta dhe gjithashtu u shpreh se qytetarët duan të mos e lëshojnë sheshin. “Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë një gjë të tillë. Unë i siguroj ata se kërkesën e tyre e konsideroj shumë të drejtë dhe se ajo në rastin më të parë të mundshëm do të zbatohet. Pra, ata janë qytetarë të përgjegjshëm, që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme. Po si mundet një gjykatës Kushtetues të mos ndjenjë përgjegjësinë ligjore. Të mos ndjejë përgjegjësi para qytetarëve, por të...