Qeverisja Palloshi II, funerali tallava i “Rilindjes” së Palloshit I

Qeverisja Palloshi II, funerali tallava i “Rilindjes” së Palloshit I

Ilit Dako Më në fund pas gjashtë muaj rezistence qeveria e Palloshit u demontua. Pa i dhënë konotacion gërdecian fjalës demontim, në rastin konkret kemi një përmbysje qeverie, ku ra anglishtfolësja Spiropali dhe bomba e qeverisë, Balluku. Shpërthimi i ngrehinës së  qeverisë pati si  fitil  Elisa Spiropalin dhe tritol  Belinda  Ballukun, perlën e qeverisë Rama. Qeveria e re ngjason me një supë karavidhesh, ku ministrat janë të gjithë pa përjashtim nulitete, politike dhe administrative. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të jetë një firmosëse e nënshtruar në VKM e Edi Ramës dhe një sorrë e sprovuar  që di të krakarisë në mënyrë ekselente në kuvendin e shqiptarëve. Nulitet ekselent, perfekte për të zënë rolin e ushtares së bindur të shefit të saj. asnjëlloj eksperience apo dhuntie, veç sevilizmit...